Komisioni i Disiplinës dhe i Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka marrë vendimet për futbollin e moshave.

Lojtari i Akademia e Futbollit U-17, Oresti Rifa, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Akademia e Futbollit U-19, Orsi Argeja, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

VENDIMET E PLOTA TË KOMISIONIT TË DISIPLINËS –

“Lojtari i Akademia e Futbollit U-17, Oresti Rifa, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Akademia e Futbollit U-19, Orsi Argeja, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Partizani U-19, Marselo Gjuzi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF Vllaznia U-15, Elis Dervishaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të S Përmeti, Klaudio Hoxha, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Pranimin e kërkesës së zyrtarit të S Përmeti, Ardit Gjikola, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.”