Partizani u mund ndaj iranianëve të Nasaxhi Mazandaran me shifrat 1-3, por kjo nuk e shqetëson shumë trajnerin e të kuqve. Xhovani Kolela, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, tregon çfarë nuk i pëlqeu në ndeshjen miqësore dhe flet edhe në lidhje me kthimin e mundshëm të Eraldo Çinarit në kampin e kuq.

Profesor, si ju duk paraqitja e skuadrës në ndeshjen me iranianët?

Mund të them se ishte një paraqitje e mjaftueshme me skemën e re.


Çfarë nuk ju pëlqeu dhe çfarë ju pëlqeu në këtë ndeshje?

Më pëlqeu paraqitja e të rinjve dhe faza defensive në skemën e re, mbetet për t’u përmirësuar ndërtimi i lojës dhe tranzicioni negativ, pra mënyra sesi e gjithë skuadra organizohet në mbrojtje


A është Çinari një nga lojtarët që do të donit ta kishit në skuadër?

Jam i bindur që klubi do të bëjë më të mirën për të shtuar ndonjë lojtar cilësor, pavarësisht emrit që mund të flitet vërdallë. Lojtarët e mirë janë gjithmonë të mirëpritur.