Trajneri Ernest Gjoka është gati të rikthehet në detyrë, teksa së shpejti pritet të zyrtarizohet në krye të Shkupit në Maqedoninë e Veriut.

Është portali “Sportmania” që zbulon akordin mes palëve me Shkupin që synon që në pesë javët e fundit t’ia dalë dhe të fitojë titullin me skuadrën që aktualisht është në vend të dytë me 55 pikë, tre më pak se kryesuesit e Strugës.

Gjoka, ka eksperiencë sa i takon kampionatit maqedonas pasi në 2019/2021 ishte në krye të Shkëndijes së Tetovës, madje duke i shpallur kampionë tetovarët. Tashmë, Gjoka do të provojë veten me një tjetër skuadër shqiptare për të fituar titullin aq shumë të dëshiruar te klubi nga Çairi.

Gjate karrieres se tij, ky trajner ka drejtuar disa skuadra edhe ne Shqiperi, nder te cilat edhe Vllaznine, me te cilen ne fakt deshtoi sepse e çoi ate drejt renies nga Superliga.