Ne prag te ndeshjes Vllaznia- Kukesi, ka dhene nje interviste per mediat ish-trajneri i ketyre dy skuadrave Ernest Gjoka. Ai ka folur me gjate per ecurine e skuadres shkodrane, por eshte ndalur edhe tek lufta per kreun ne Superlige si dhe tek perballja e neserme ne Shkoder.
“Une do te thosha se renditja aktuale e Superliges eshte reale sepse ne futboll ate qe jep ne fushe, do ta marresh patjeter. Ndaj mendoj se eshte renditje reale per ate qe te gjitha skuadrat kane dhene ne fushen e lojes.
Sigurisht qe ndoshta mund te pritej pak me shume nga ekipet qe jane poshte ne tabele. Nderkohe po ben shume mire Tirana, Kukesi e Laçi qe me ardhjen e Mirel Joses qe ka nje eksperience shume te madhe, ka ndryshuar totalisht si ekip.
Keto jane ato skuadrat qe po vazhdojne te bejne mire dhe mendoj qe do te jete nje lufte e forte, pa harruar edhe Vllaznine qe personalisht e shoh si nje pretendente shume te forte.
Sa i takon ndeshjes se neserme Vllaznia- Kukesi, do te thosha se kemi te bejme me nje sfide shume te veshtire sepse jane dy skuadra qe luajne shume mire me topin dhe mundohen ta posedojne ate gjate gjithe kohes. Por them se kush do te gaboje me pak, do te arrije ta fitoje ndeshjen. E pres nje ndeshje shume taktike dhe mendoj qe do te jete shume bukur”- eshte shprehur Gjoka./SHKODRA-SPORT.COM/