HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREErsi Çaku: Ndaj Tiranës u duk sikur luhej në Shkodër. Vllaznia merr...

Ersi Çaku: Ndaj Tiranës u duk sikur luhej në Shkodër. Vllaznia merr 6 pikë në ndeshjet e rradhës

Ersi Çaku, trajner i Basania u-19 ka folur së fundmi për ndeshjen Tirana-Vllaznia. Ai vuri theksin tek loja e mirë e kuqebluve që i jep shumë optimizëm për vijimin e sezonit e sidomos për ndeshjet e rradhës së kuqebluve.

Ai u shpreh: “Isha në stadium, ku atmosfera ishte e jashtëzakonshme nga tifozët shkodranë që duhen duartrokitur. Dukej sikur luhej në Shkodër e jo në Tiranë.

Vllaznia zhvilloi një lojë të shkëlqyer dhe duhet përgëzuar. Trajneri Brdariç e fitoi duelin e tij ndaj Shehit. Mungoi vetëm goli që besoj do vijë që në ndeshjet e rradhës.

Besoj shumë se Vllaznia shumë shpejt do i ngjisë shkallët e klasifikimit dhe do jetë shumë afër Tiranës. Kuqeblutë treguan se janë ekipi më i mirë në vend dhe kjo për më tepër brenda në shtëpinë e skuadrës kryesuese të kampionatit.

Them se në dy ndeshjet e rradhës kundër Egnatias dhe Kastriotit, Vllaznia do arrijë të marrë pikët e plota”.

Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments