Sfida e shumepritur ne mes Vllaznise dhe Tiranes po afron. Kuptohet qe ne Shkoder pritshmerite jane te medha dhe te gjithe shpresojne per nje fitore te skuadres se tyre. E njejta gje edhe ne kryeqytet sepse bardheblute duan te mbyllin kampionatin.
Po kush do te fitoje? Kush ka me shume shanse te triumfoje pasditen e se dieles ne “Loro Boriçi”? Kuptohet qe per momentin askush nuk mundet t’i jape nje pergjigje, por gjithsesi parashikime mund te behen, bazuar ne historine, traditen dhe formen aktuale te dy ekipeve.
Gazeta “Shkodra Sport” ka intervistuar gazetarin e mirenjohur Ervin Baku për këtë ndeshje. Ai e ka konsideruar Vllazninë favorite për shumë gjëra. Por për më tepër ai i shpreh në prononcimet e tij dhënë për gazetën tonë.
“Jo, unë nuk mendoj që kjo ndeshje do të jetë vendimtare për fatet e titullit kampion. Pas kësaj janë edhe 15 ndeshje, pra edhe 45 pikë në lojë. Natyrisht që Vllaznia është më e avantazhuar në këtë përballje. Do të luajë përpara publikut të mrekullueshëm shkodran. Me rritjen e temperaturave, stadiumi duhet dhe besoj se do të jetë plot.
Në 3 ndeshjet e fundit Vllaznia ndaj bardhebluve regjistron 2 fitore dhe 1 barazim. Vllaznia luan futbollin më të bukur në Shqipëri. Mendoj që fiton Vllaznia. Dhe kjo fitore hap automatikisht kampionatin”- është shprehur në fillim të prononcimit të tij Baku.
Po kush do ta vendosë fatin e kësaj ndeshje, trajnerët Josa e Shehi me taktikat e tyre që do zgjedhin, apo Balaj e Hasani me lojën dhe golat e tyre? Në lidhje me këtë, Baku përgjigjet: “Nuk e di se kush do të vendosë çfarë… Por parashikoj zhbllokimin e Bekim Balajt pikërisht në këtë ndeshje”.
A do jetë vërtetë “klasike” edhe këtë herë në fushë dhe në tribuna kjo ndeshje? Gazetari i njohur që drejton emisionin “60 minuta në fushën time” në Radio Tirana 1, përgjigjet: “Po po, do të jetë vërtetë një klasike, në fushë dhe jashtë saj. Mes 2 ekipeve më të mira deri në këtë moment që flasim”.
Skuadrat vijnë në këtë përballje në një moment delikat të kampionatit dhe që mund të vendosë shumë gjëra për vazhdimësinë e tij. Po cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e secilës skuadër në këtë pragndeshje? Ervin Baku përgjigjet:
“Vllaznia ka avantazhin e fushës dhe publikut. Ka edhe një avantazh të madh: rikthimin e Liridon Latifit, lojtari më i mirë i kampionatit. Me Balajn bëjnë një dyshe të frikshme. Ka dizavantazhin që luan vetëm për fitoren. Mos të jetë e paduruar.
Tirana nga aan tjetër vjen pas një fitoreje karakteri në Rrogozhinë, një fushë shumë e vështirë. Luan për 2 rezultate. Dizavantazhi i saj është dobësimi nga merkato e janarit”.