Ne ndeshjen e fundit te Vllaznise ndaj Skenderbeut, trajneri Brdariç ka aktivizuar edhe disa lojtare te rinj. Shumica e tyre ne fakt jane deri diku “te njohur” sepse jane pjese e ekipit U19, por nderkohe ne pjesen e dyte eshte aktivizuar edhe nje futbollist tjeter, por nga ekipi U21.
Behet fjale per Ervis Currin. 20 vjeçari kete sezon eshte pjese e ekipit U21 te Vllaznise dhe me paraqitjet e tij ka bindur trajnerin e ketij ekipi Ergi Borshi, duke u shnderruar ne nje pike referimi te tij. Ardhja e ketij trajneri ne stafin e Brdariç, ka bere qe ai ta marre me vete per ndeshjen ndaj korçareve. Ka qene minuta e 57-te kur ai zbriti ne fushe duke zevendesuar Pusin.
Po kush eshte Ervis Curri? Ka lindur ne Shkoder me 13.12.2003 dhe eshte rritur si futbollist tek “Djelmnia Shkodrane” ku ka luajtur nga viti 2013 deri ne vitin 2021. Me pas ka kaluar tek Ada ku ka luajtur per dy sezone dhe nderkohe ka qene shume prane firmes me Lirine e Prizenit ne Kosove dhe po ashtu ka provuar te luaje edhe ne Itali.
Por duket se ai po e gjen veten tek Vllaznia. Kuptohet se çfare ka dhene deri tani, nuk eshte maksimumi i tij sepse i ka mundesite per te bere edhe me shume. Ai luan si mesfushor dhe trajneri Borshi ne fakt e ka aktivizuar ne qender te mbrojtjes, por Curri ka premisa per te shkuar me perpara.
Nje lojtar me cilesi te mira teknike dhe i pergatitur edhe taktikisht. Me keto karakteristika, Ervisi sigurisht qe ka per te ecur perpara dhe ne sezonin e ri mund te presim shume surpriza prej tij./www.shkodrasport.com/