Kamza ka gjetur trajneri e ri dhe ai do të jetë Gentian Stojku. Elbasanasi ka drejtuar me sukses skuadrën e Erzenit deri ditën e diel. Stojku në dy sezonet e fundit ka drejtuar skuadra të Kategorisë së Parë dhe pretendente, si: Tomori e Erzeni, apo dhe më parë Sopoti.

Stojku pritet që nesër të jetë në skuadrën e tij të re dhe për Gentian Stojkun kjo do të jetë eksperienca e tij e parë si trajner në Superiore.

Kamza është ende në lojë për mbijetesën dhe trajneri Gentian Stojku merr përsipër një detyrë të vështirë për të shpëtuar ekipin kryeqytetas.

Por nderkohe largimi i ketij trajneri nga Erzeni tregon me se miri se shijakasit duken “te dorezuar” ne luften e tyre per te kapur Vllaznine ne renditje.

Ata ndodhen aktualisht plot dhjete pike larg shkodraneve dhe ne rast te pergjysmimit te pikeve, serish diferenca shkon ne pese, çka perseri eshte shume kur ke parasysh se mbesin edhe tete ndeshje per t’u zhvilluar deri ne fund.