✍️ Shkruar nga Maringlen ZHIVANI
Java e gjashtë e Grupit A në Kategorinë e Dytë solli ndeshje me ritëm të lartë, gola të shumtë dhe rezultate që po qartësojnë gjithnjë e më shumë hierarkinë e skuadrave pretendente.
Një nga fitoret më bindëse të javës erdhi nga Erzeni, që nën drejtimin e trajnerit lezhjan Alert Alcani, triumfoi me rezultatin e thellë 5-0 ndaj Adriatikut.
Në sfidën e zhvilluar në Kompleksin “Internacional”, skuadra shijakase dominoi nga fillimi në fund, duke dhuruar një nga paraqitjet më të mira të sezonit.
Goli i parë erdhi nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa në pjesën e dytë, futbollistët e drejtuar nga Alcani realizuan edhe katër herë të tjera, duke vulosur një sukses të pastër.
Kjo ishte fitorja e dytë radhazi dhe e treta nën drejtimin e trajnerit Alcani, që e ngjit Erzenin në vendin e katërt të tabelës me 10 pikë, duke e mbajtur plotësisht në garë për ngjitje.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”







