Erzeni është një nga skuadrat që në këtë merkato vere ka larguar një numër të lartë lojtarësh dhe tashmë drejtuesit kanë një punë të vështirë për të ndërtuar ekipin për sezonin e ri.
Në shumë aspekte Erzeni duhet të përshpejtojë, që nga trajneri e stafi i tij e deri tek lojtarët.
Por duket se drejtuesit nuk i pengon aspak mungesa e një timonieri, pais kanë nisur bisedimet me një sërë lojtarësh që tentojnë t’i kenë nën urdhrat e tyre për sezonin e ri.
I fundit që përflitet së është afër shijakasve është Aristoteles Romero. Ky i fundit është pa skuadër që pas largimit nga Partizani në janar të këtij viti. Në këtë mënyrë duket se Erzeni ka arritur marrëveshjen me lojtarin dhe pritet ta rikthejë atë sërish në Superiore.