Dy muaj me pare u shpall kampion me Vllaznia U21, por diten e kurorezimit Entoni Shkoza deklaroi se e shihte veten larg skuadres shkodrane dhe fatin e tij do ta provonte diku tjeter ku te kishte me shume hapesire.

Dhe duket se e ka gjetur skuadren e re. Prej fillimit te kesaj jave, portieri qe muajin e ardhshem mbush 22 vjeç ka nisur stervitjen me ekipin e Terbunit te Pukes.

Ka qene trajneri Altin Xhahysa dhe stafi i tij qe e kane bindur dymetroshin per te luajtur me ta ne sezonin e ri dhe per kete arsye, ne ditet e ardhshme pritet edhe hedhja e firmes ne kontrate.

Kuptohet qe synimi i Shkozes eshte qe te gjeje nje skuader ku te kete hapesira aktivizimi dhe mesa duket tek Terbuni ia kane garantuar nje gje te tille dhe prandaj do te jete pjese e tij ne sezonin e ri.

Entoni Shkoza eshte rritur tek Akademia Vllaznia dhe endrra e tij ka qene qe nje dite t’i bashkohej ekipit te pare, por kete e ka bere vetem per stervitje per njefare periudhe, por pa iu ofruar kontrate dhe si rrjedhoje ai ashme ka vendosur ta kerkoje fatin e tij diku tjeter./SHKODRA-SPORT.COM/