Në momente të caktuara ka qenë edhe kritik për Vllazninë, por duket se ecuria e sivjetme e ka bërë edhe atë për vete. E kemi fjalën për gazetarin e njohur Gëzim Sinemati.

Gjatë një prononcimi të dhënë në emisionin “Procesi Sportiv”, ai e ka vlerësuar maksimalisht ecurinë e kuqebluve, madje ka lëshuar edhe një batutë për ta.

“Vllaznia deri më tani ka qenë skuadra që ka bindur vërtetë, themi deri tani sepse nuk dihet se çfarë do të ndodhë më tej. Ka qenë bindëse, ka qenë argëtuese.

Nëse në “Air Albania” po vaksinohet popullata, në “Loro Boriçi” po vaksinohet Superliga. Mënyra si po luajnë shkodranët, i ka bërë për vete të gjithë”./SHKODRA-SPORT.COM/