Erzeni do të udhëtojë drejtë Shkodërs për të zhvilluar ndeshjen e radhës. Sfida e cila do të jetë e vlefshme për javën e 10-të të “Abissnet Superiore” vë përballë Vllazninë dhe Erzenin. Takimi i cili për kuqeblutë ka një rëndësi të madhe, pasi llogaritë janë të hapura pas humbjes në fazën e parë ndaj shijakasve.

Klubi Erzenit ka nisur organizimin për këtë sfidë. Tifozët shijakas pritet të jenë të shumtë në numër, pasi drejtuesit e klubit kanë vendosur në dispozicion 2 autobusë për transfertën që çel siparin e fazës së dytë.

Kuptohet qe atmosfera ne rradhet e kesaj skuadre por edhe te tifozeve te saj pas fitores me Tiranen eshte shume entuziaste dhe ata presin te marrin edhe nje tjeter rezultat pozitiv edhe te shtunen ne stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Vllaznise.

Megjithate kjo mbetet per t’u pare. Ajo qe mund te thuhet eshte se Erzeni ka qene surpriza e vertete e fazes se pare te kampionatit dhe jo me kot renditet ne vendin e dyte ne perfundim te saj./SHKODRA-SPORT.COM/