Erzeni do jetë sot vizitor përballë Vllaznisë në ndeshjen e raundit të 10-të të Superiores. Shijakasit pas fitores kundër Tiranës në shifrat 0-1 javën e kaluar, tashmë duan që ta vijojnë formën e tyre te shkëlqyer. Ku në përfundim të fazës së parë, ata renditen në vendin e dytë të klasifikimit me 15 pikë.

Duke shkaktuar kështu surprizën më të madhe deri në këto momente në kampionat. Edhe sfida e “Loro Boriçi” ditën e sotme duket se e motivon së tepërmi ekipin e Xhevahir Kapllanit. Ish-portieri i njohur durrsak që drejton Erzenin, duket se nuk do lëvizë asgjë nga formacioni fitues i javës së shkuar.

Kështu sot kundër Vllaznisë në portë pritet Dashami Xhika, një nga gardianët me eksperiencë të futbollit tonë. Në mbrojtje krah kapiteni dhe lojtarit më të njohur të skuadrës, Gëzim Krasniqi priten edhe Mehmeti dhe Osmanllari dhe Sadiki. Për të kompletuar kështu katërshen e prapavijës.

Në mesfushë gjen vend një nga lojtarët më në formë të shijakasve si: Kahrimanoviç e po ashtu edhe Enck e Asani. Patrick Nonato, Kadriu dhe Krivicic me siguri do përbëjnë tre dhëmbëshin sulmues.

Ky pritet të jetë edhe formacioni titullar që do rreshtojnë shijakasit në duelin kundër Vllaznisë që do luhet në orën 16:45 ditën e sotme, në stadiumin “Loro Boriçi”, të Shkodrës.
Endri ÇINARI