Mbylli sezonin e tretë në Ballsh dhe shpreson që të jetë i fundit. Dhe jo se nuk do të luajë më për Bylisin, por po tenton që të largohet jashtë Shqipërisë.

E kemi fjalen per shkodranin Aleksander Trumçi, një nga mbrojtësit më të dalluar të linjës së djathtë ne kampionatin shqiptar. Per kete futbollist ka shfaqur interes se fundi edhe Vllaznia, por vete 22 vjeçari ende nuk e ka te qarte se ku do te luaje ne sezonin e ri.

Ne nje interviste per mediat, ai eshte shprehur: “Derisa jam nën kontratë me Bylisin, patjetër që unë jam pjesë e skuadrës mallakastriote. Në Ballsh më respektojnë të gjithë, më duan tifozët dhe më kanë respektuar shumë.

Natyrisht që janë shumë faktorë që më kanë bërë të ndihem mirë në këtë klub. Dhe, sigurisht që respekti duhet që të shpërblehet me respekt. Bylisi është një klub që shet lojtarë dhe këtë e ka treguar edhe në vitet e fundit, si me shqiptarët ashtu edhe me të huajt.

Jam i sigurt që presidenca dhe unë do bisedojmë dhe do të ketë një vendim që do të na shërbejë të dyja palëve, duke u bërë më e mira. Është ende herët, por ndoshta nga muaji tjetër edhe mund të ketë vendimmarrje konkrete nga të dyja palët.

Një gjë theksoj, nëse iki, kjo do të ndodhë për më mirë, për mua dhe klubin. Por, edhe nëse qëndroj, do të jem këtu për një skuadër kompetitive dhe një projekt që ne të rikthehemi në elitë”.