Nesër dhe të dielën do të luhen 10 ndeshjet e javës së 12-të të Kategorisë së Parë, dhe duket se ky kalendar do të jetë përcaktues për renditjen e skuadrave në të dy grupet, A dhe B. Në grupin A, ndeshjet do të luhen të shtunën dhe të dielën, ndërsa Grupi B i mbyll të pesta ndeshjet ditën e shtunë.

Vllaznia dhe Erzeni në Grupin A luajnë në transfertë, por shijakasit duken më të favorizuar për tri pikët, ndërsa do të luajnë me Burrelin. Ndërkohë që, shkodranët ndaj Dinamos, në letër pritet që të bëjnë “pit-stop”-in numur 2, e një situatë e tillë e ngushton më shumë kreun e renditjes në këtë grup.

Për fundin e tabelës, Iliria e Fushë Krujës ndoshta do ta zhysë edhe më tepër Vorën, e po kështu edhe Veleçiku me Besëlidhjen./sport-ekspres/

GRUPI A
Ndeshjet-Java e 12-të
E shtunë, 8 dhjetor 2018

Iliria-Vora 14:00
Burreli-Erzeni 14:00
Veleçiku-Besëlidhja 14:00
Korabi-Shënkolli 14:00

E dielë, 9 dhjetor 2018
Dinamo-Vllaznia 14:00