Një gol i shënuar nga Amir nga pika e bardhë në minutën e fundit të shtesës, i ka dhuruar fitoren Erzenit në sfidën kundër Laçit. Ka qenë një sfidë e dominuar nga shijakasit, veçanërisht pjesa e dytë, që pas këtij suksesi ngjiten përkohësisht në krye të renditjes së Superiores. Djemtë e Kapllanit vazhdojnë që të ruajnë të paprekur portën, pasi nuk kanë pësuar asnjë gol në këto 5 javë kampionat.

Ndeshja e sotme e luajtur ne “Niko Dovana” i ka patur te gjitha brenda. Gol te anulluar nga VAR, pretendime per 11-metersha, fikje e dritave ne stadium e ne fund goli i fitores ne minuten e 95-te.

Nje fitore kjo qe e konfirmon edhe njehere tjeter Erzenin si surpriza e bukur e kampionatit ne keto 5 jave kampionat, nderkohe qe thellohet edhe me shume kriza e ekipit te Laçit i cili i ka bere nje start per t’u harruar edhe ketij sezoni.

Erzeni-Laçi 1-0

Goli: Kahrimanoviç 90’+5

Erzeni (4-1-4-1): Xhika, Iljazi, Sadiki, Krasniqi, Peposhi (Asani 57’), Mehmeti (Kriviçiç 78’), Ademi (Maloku 71’), Calbergue (Avdiu 71’), Kahrimanoviç, Kadriu, Nonato (në dispozicion: Hasanbelli, Doksani, Enck, Osmanllari, Troplini, Thioub) Tr: Xhevahir Kapllani

Laçi (4-3-3): Dajsinani, Roganoviç (Çuçin 78’), Velkoski, Turkaj, Ziko, Borysiuk, Manellari (Shkurtaj 78’), Peterman (Babatunde 56’), Spahiu, Mazrekaj, Akinyemi (në dispozicion: Biba, Kuka, Prengaj, Bajramaj, Geci) Tr: Dejan Vukiçeviç

Arbitër: Kridens Meta

Kartonë të verdhë: Calbergue 33’, Peposhi 56’, Kahrimanoviç 90’+5 / Turkaj 33’, Velkoski 50’, Borysiuk 79’, Çuçin 84’