Vemendja tek kampionati i kategorise se pare sot eshte perqendruar padiskutim tek ndeshja qe do te luhet ne Peqin ne mes Erzenit dhe Vllaznise. Nje sfide qe mund te rihape kampionatin ose te mbylle ndoshta perfundimisht shpresat e shijakasve per te kapur shkodranet.

Takimi konsiderohet shume i rendesishem dhe pse jo edhe vendimtar dhe pikerisht per kete arsye, Sektori i Arbitrave prane Federates Shqiptare te Futbollit ka zgjedhur nje arbiter te Superliges per ta drejtuar ate.

Do te jete pikerisht fieraku Kreshnik Cjapi qe do t’i fryje bilbilit ne oren 14.00 ne stadiumin e Peqinit, ne kete sfide te javes se 15-te et ketij kampionati.

Ai do te kete asistencen e dy ndihmesve te tij po fierake, pikerisht te Ilir Tartarit dhe Orgest Graboves. Nderkohe arbiter i katert eshte caktuar te jete Elton Hazizaj nga Patosi.

Vezhgues i arbitrave do te jete Mikel Shestani ndersa delegat i Federates per kete ndeshje do te jete Alban Tafaj, te dy nga kryeqyteti. Kuptohet qe deshira eshte qe çdo gje te jete fair-play dhe ne fushe te fitoje ekipi me i mire.

Vllaznia kuptohet qe eshte pergatitur per ta kaluar me sukses edhe kete ndeshje, por Erzeni ka shume deshire dhe entuziasem dhe do kerkoje t’ia beje sa me te veshtire kete gje asaj.
© shkodrasport.com