Esat Mala padiskutim mund te cilesohet si nje nder pikat me te rendesishme te formacionit te Vllaznise ne kete sezon. Mesfushori ka treguar se di te zgjidhje mjaft mire situata dhe ndeshje te rendesishme, teksa kane qene te shumta assistet e dhena nga ana e tij, por nuk kane munguar edhe golat nga kembet e tij.

Keshtu, jane edhe statistikat qe tregojne se 24-vjecari po kalon nje forme te mire dhe pozitive ne karrieren e tij futbollistike. Mesfushori kosovar ka arritur te sigloje dy realizime deri me tani ne kampionat, por ajo qe bie ne sy eshte fakti qe ka dhene pese asist per gol, duke qene keshtu asistuesi me i mire i Vllaznise.

Me golat e tij, Mala ia ka dale te ndeshkoje ekipin e Erzenit ne te dyja ndeshjet qe kane luajtur me ta, ndersa ka dhene pese assiste ne ndeshjet ndaj Kastriotit, Partizanit, Lacit dhe Teutes, me kete te fundit kunder se ciles ka assistuar dy here per gol brenda kesaj ndeshjeje.

Realisht, Mala duket se po kalon nje moment te shkelqyer tek Vllaznia qe ne sezonin e tij te pare dhe kuptohet qe tashme ka fituar edhe pjekurine e duhur ne loje me ekipin kuqeblu.

Ne fakt, pervec lojes se shkelqyer si mesfushor krahu, po shfaqet edhe si assistues i rendesishem, duke mbajtur rekordin si asistuesi me i mire i Vllaznise dhe duke e ndihmuar shume skuadren e tij.
Maringlen ZHIVANI