Ne Shkoder thuajse te gjitha sportet ne historine 104 vjeçare te Vllaznise, kane qene elitare ne periudha te ndryshme dhe kane nxjerre nga rradhet e tyre sportiste qe i kane bere nder jo vetem ketij qyteti, por edhe Shqiperise.

Dhe nje nder sportet me te suksesshem, padyshim qe ka qene edhe ai i notit. Pjese e tij kane qene sportiste e trajnere qe kane lene gjurme me sukseset e tyre ne vite dhe ne fakt numri i tyre per fat te mire eshte i madh.

Por sot do te ndalemi tek njera prej tyre, Anila Egerçi. Kjo ngaqe pikerisht sot ajo ka ditelindjen. Feston 51 vjetorin e lindjes dhe me kete rast, ne emer te redaksise se gazetes “Shkodra Sport” dhe gjithe lexuesve te saj, i urojme edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Ajo ka lindur ne Shkoder me 13 shkurt 1972 dhe me sportin e notit do te angazhohej qe ne moshe te vogel, teksa menjehere do te spikase per talentin e saj duke nisur shpejt te shkruaje emrin e saj me germa te arta ne historine e ketij sporti.

Anila Egerçi do te behej shume shpejt nje emer i dashur per te gjithe sepse eshte kampione dhe rekordmene e padiskutueshme ne garat e 100 dhe 200 metrave stil i lire ne vitet 1985-1990. Po ashtu ajo ka marre pjese edhe ne shume gara te gjate si dhe maratone, teksa nuk i kane munguar rezultatet.

Ka fituar titullin “Mjeshtre Sporti” ne baze te rezultateve te larta te arritura. Ka vijuar te beje sport deri ne fillimin e viteve ’90, duke thyer gjate kesaj periudhe nje numer shume te madh rekordesh dhe titujsh kampione.

Nderkohe ne vitin 2019, ne kuadrin e festimeve te 100 vjetorit te Vllaznia, Anila Egerçi eshte vleresuar nga Bashkia Shkoder dhe Sk Vllaznia me titullin “Mirenjohje” si “notarja e shekullit”.
Gjergj KOLA