Komentatori dhe gazetari i mirënjohur vlonjat, Moisi Dalipaj është duke kaluar një moment të vështirë në jetën e tij. Djali i tij Fatos Dalipaj bën thirrje për ndihmë për ndërhyrjen që do të bëjë i ati.

Në një status në rrjetin social “Facebook” ai ka njoftuar se Dalipaj me më tepër se 40 vjet në mikrofon e i ka përkushtuar jetën sportit, tani ka nevojë për ndihmë dhe kontribut nga kushdo.

POSTIMI I DJALIT FATOS DALIPAJT, DJALI I GAZETARIT SPORTIV:

Te dashur miq,

Do deshironim si familje te mos e shkruanim kurre kete status por ne keto dite te veshtira na duhet Mbeshtetja juaj.

Babai im i mire dhe mbi te gjitha komentatori i zellshem Moisi Dalipaj eshte diagnostikuar me nje semumdje te rende! Si pasoje e se ciles i duhet te kryeje nje nderhyrje tejet te komplikuar e nje rrugetim jo te lehte qe te siguroje vazhdimesine e shendetit te tij. Moisiu eshte ai qe na ka falur vetem optimizem dhe po vazhdon e ben edhe ne keto momente shume te veshtira per te. Ndaj sot perulsisht dhe me shume mirnjohje kerkojme mundesine per perballimin e ksaj nderhyrje urgjente dhe jetike per babin tim

Kerkojme ndihmen tuaj dhe te gjithkujt ne emer te jetes dhe shendetit te Moisi Dalipit, nese mundeni.

Faleminderit paraprakisht,

Familja Dalipaj.

Nr. i llogarise:001510399

Raiffeisen Bank

IBAN: AL84202210050000000001510399

AL 48202110440000000010510399

Swift:SGSBALTX

Emri: Moisi Fuat Dalipaj