Peshëngritësi shkodran Erkand Qerimaj, pas “paqes” së vendosur së fundi me drejtuesit e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, ka nisur përgatitjet për Europianin që zhvillohet në prill, në Kroaci. Prej kohësh shtangisti shkodran poston foto apo video nga stërvitja që po kryen në vendlindjen e tij, duke u përgatitur intensivisht për këtë turne, ku ai shpreson të marrë medalje. Në një postim të fundit, Qerimaj shprehet i bindur për fitore, ndaj dhe i bën një kërkesë apo apel Kryeministrit Edi Rama që të mbajë fjalën e ta mbështesë financiarisht në rast se arrin të sjellë medalje në Shqipëri. “Kam besim se kur të çoj flamurin në Europian do të vlerësohem si duhet nga shteti, si nga ana morale ashtu dhe ajo ekonomike”, shprehet në komentin e tij Qerimaj, bashkëngjitur me një foto me Kryeministrin, kur ky i fundit e ka pritur në zyrën e tij.
© shkodrasport.com