Cristiano Ronaldo duket se do të jetë përherë i nevojshëm në kombëtaren e Portugalisë. Kështu mendojnë shumë, ndër to edhe vetë trajneri i luzitanëve.
Sa i përket Portugalisë, ka pak dyshime për trajnerin Roberto Martinez: “Ai është një lojtar, por mbi të gjitha, një person shumë i rëndësishëm në dhomën e zhveshjes”.
Trajneri i kombëtares luzitane ka folur për Antena1, i bindur se Cristiano është ende i rëndësishëm për Portugalinë:
“Ai luan në një pozicion kyç për ekipin dhe nuk kam asnjë dyshim se ai është një sulmues që mund të bëjë diferencën. Përvoja e tij është e mjaftueshme, të cilën unë do ta përkufizoja si pothuajse unike”.
Më pas, Roberto Martinez bazohet në të kaluarën dhe përvojën e Ronaldos në fushën europiane, e cila, natyrisht, mund të jetë e dobishme: “Nuk ka asnjë lojtar tjetër në botë që ka 198 paraqitje për kombëtaren. Kjo është diçka shumë e çmuar për ne, që ne duhet ta shfrytëzojmë në mënyrën e duhur”.
Së fundi, opinioni për të ardhmen e Portugalisë, e cila tashmë pa asnjë dyshim do ta shohë Cristiano Ronaldon si titullar për një kohë të gjatë: “Ndonjëherë edhe unë marr vendime të vështira dhe të rëndësishme për ekipin, por në fund është gjithmonë fusha që flet.
“Për mendimin tim, Cristiano luajti një rol shumë të rëndësishëm në ndeshjet e marsit”, përfundoi Roberto Martinez, trajneri i kombëtares portugeze. Kujtojmë se CR7 shënoi 4 herë në dy ndeshjet e zhvilluara në muajin mars.