Esin Hakaj nuk e ka të lehtë një vend titullari te Vllaznia. Mbrojtësi i majtë la Istanbulspor në Turqi, për t’u ritkhyer në vendlindje. Tanimë shkodranët e Brdaric kanë një tjetër mbrojtës të fortë në krahun e majtë.

Bulatovic ka zhvilluar ndeshje të mira, teksa është prurje e kësaj vere. Në sfidat e Europës, mbrojtësi zhvilloi paraqitje për t’u mbajtur mend, me trajnerin Brdaric që i besoi krahun e majtë edhe në Superkupën e humbur me Teutën.

Teksa mendohej se për Hakaj do ishte e lehtë një vend në formacion, mbrojtësi do duhet të konkurrojë me Bulatovic, që ka besimin e stafit teknik. Në këtë formë, Vllaznia pritet të ketë konkurrencë për të nxjerrë më të mirën nga secili lojtar.

Tanimë Isaevski duket se është harruar, me Brdaric që nëse do të aktivizojë dyshen (Hakaj – Bulatovic) së bashku, njërin duhet ta vendosë në qendër të mbrojtjes./newsport/