Drejtori sportiv i Lacios Igli Tare beson se kampionati europian i kësaj vere do të shtyhet për vitin e ardhshëm, zyrtari i klubit bardhekaltër shprehet duke parë rrezikun që paraqet koronavirusi, do të ishte më e arsyeshme që kompeticioni më i rëndësishëm për kombëtaret e kontinentit të Europës të zhvillohet në një datë tjetër.

Ai mbështeti ndëprerjen e kampionatit italian deri në datën 3 prill.

“Masat anti-koronavirus dhe ndërprerja e Serisë A – Është më e mira që të respektojm ligjin. Ata na këshillojnë që të qëndrojmë në shtëpi dhe të shmangim kontaktin me njerëzit jashtë familjes. #

Kampionati italian nuk mund të vazhdonte të luhej. Disa futbollistë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Pas 3 javësh do ta kuptojmë se sa kohë na duhet të dalim nga kjo situatë.

EURO 2020 – Mendoj se EURO 2020 do të shtyhet për t’i dhënë prioritet kampionateve rreth Europës”, deklaroi Tare.