Numri i ish- futbollisteve qe pas mbylljes se karrieres se te luajturit rinisin ate te trajnerit, po shtohet gjithnje e me shume ne Shkoder dhe ky eshte nje lajm i mire. I rradhes qe ka ndjekur kete rruge eshte ish- futbollisti i Vllaznise Erjon Hoti.

Pas lenies se futbollit te luajtur, ai per nje periudhe prej 2 vitesh e gjysem u angazhua me te tjera gjera, por nuk mund te qendronte larg pasionit te madh te jetes se tij dhe ofertes se drejtuesve te Don Boskos, iu pergjigj pozitivisht dhe prej 4 muaj drejton ekipin e 15 vjeçareve te kesaj qendre.

Ish- mbrojtesi dhe mesfushori i Vllaznise, por edhe i Apolonise, Gramozit, Teutes, Dinamos, Laçit, Ades por dhe i disa ekipeve zviceriane, ka rrefyer per “Shkodra Sport” edhe arsyet qe e bene ate te rikthehet serish ne futboll, kete here si trajner dhe njekohesisht ka shpalosur edhe objektivat e tij.

– Eri, riktheheni serish tek futbolli, por kete here si trajner. Nuk mund te qendronit larg ketij pasioni te madh te jetes?

– U riktheva te futbolli sepse eshte pjese e pa ndashme e jetes teme edhe e kam si oksigjen. Eshte puna qe baj me pasionin ma te madh dhe aq me teper duke punuar me femijet. E pashe te nevojshme te merresha serish me futboll sepse nuk mund te qendroja larg tij. Pas 2 vitesh e gjysem qe mbylla karrieren si futbollist ne Zvicer, kthehem serish tek futbolli por tani si trajner. Kam marre liçensen “Uefa B” dhe kam nisur punen.

– E keni nisur tek ekipi “Don Bosco”. Pse me kete ekip?

– Sepse ato me bane nje oferte dhe kishin deshire qe une te punoja me to. Edhe une nuk u mendova dy here, duke pas parasysh perkushtimin dhe korrektesine e drejtorit te Don Boskos qe eshte Don Giuseppe, i cili eshte nje njeri shume i veçante dhe po i jep shume perparesi sportit dhe jo vec futbollit.

Nje tjeter arsye pse jam tek Don Bosko, ku po stervis ekipin U15, eshte se aty kane qene dhe jane te angazhuar edhe te tjere ish- futbolliste te Vllaznise. Duke fillu me Ferit Borshin e Edmond Doçin te U13 nderkohe qe aty punojne edhe trajnere te tjere si Florian Lala i cili drejton ekipin U17, edhe ky ka luajtur me ekipet e moshave te vllaznise ne rinine e tij.

Don Bosko eshte nje Akademi me kushtet me te mira qe ofron qyteti i Shkodres dhe mos te harrojme me koston me te ulet se te gjitha ekipet dhe akademite e tjera. E gjitha kjo vetem fale Don Giuseppes qe pjesen me te madhe te shpenzimeve i heq ky njeri nderkohe qe femijet jane te paisur me baze materiale si te jete nje ekip i superliges. Pa permendur ketu edhe faktin me kryesor ndoshta, qe femijet paguajne gjysmen e shumes qe paguhet neper ekipet tjera.

– Cili eshte objektivi yt i metejshem si trajner?

– Normalisht duke pase parasysh qe me drejtu nje ekip te rriturish duhet eksperince, ashtu siç u donte eksperience e nivel me luajt ne fushe si futbollist, kam menduar se gjeja ma e mire eshte me startu si trajner me moshat. Pastaj shkalle- shkalle si dihet, pse jo nje dite edhe ne drejtimin e nje ekipi te rriturish, por kemi kohe per kete. Jo se me mungon eksperienca si futbollist, por eksperienca si trajner ka shume gjera te tjera plotesuese.

– Faleminderit per intervisten dhe suksese!

– Faleminderit juve