Ivan Deliç, mesfushori malazez që luan për Vllazninë do t’I japë fund beqarisë. Ai pikërisht nesër do të zhvillojë ceremoninë e dasmës së tij. Për këtë arsye, ai dje ka kërkuar leje dhe ka munguar në stërvitje sepse do të përgatitet për këtë eveniment të veçantë të jetës së tij. Por ndërsa ka kërkuar leje nga ana e trajnerit Bushati, 27 vjeçari nga Podgorica nuk ka ngurruar të ftojë të gjithë ekipin e tij për të marrë pjesë në dasmën e cila do të nisë nesër në orën 16.00. Ndërkohë problemet në infermierinë kuqeblu vazhdojnë të jenë present ashtu si gjithë këto ditët e fundit. Në stërvitjen e pasdites së djeshme. Aktualisht tre janë futbollistët me probleme në rradhët e saj, Beqiri, Deliç dhe Rexha. Kapiteni Beqiri nuk ka qenë fare I pranishëm dje në stërvitje. Ai po vuan një dëmtim në tendinë dhe për rrjedhojë ai e ka shqetësuar jo pak. Megjithë ndërhyrjet e stafit mjekësor, ai ende nuk është rikuperuar dhe me shumë mundësi, nuk do të jetë I pranishëm as në ndeshjen e parë të fazës së dytë me Skënderbeun. Deliç ndërkohë po vuan dëmtimin e kaviljes në miqësoren ndaj Grbalj disa ditë më parë. Ai ka zhvilluar stërvitje të diferencuar gjatë këtyre ditëve dhe të hënën do shihet shkalla e përmirësimit të tij dhe do vendoset nëse do luajë në Korçë apo jo. Po ashtu, është dëmtuar në kavilje edhe sulmuesi Rexha në stërvitjen e para dy ditëve dhe dje ka bërë vetëm vrapime të lehta por duket se dëmtimi I tij nuk është shumë serioz.

www.shkodrasport.com