Ekipi I basketbollit të meshkujve të Vllaznisë ka arritur një tjetër fitore në kampionat. Paraditen e sotme, ai ka mundur Skënderbeun e Korçës me rezultatin 91-62. Ka qenë një takim I dominuar totalisht nga basketbollistët shkodranë të cilët kanë fituar periodën e parë në shifrat 22 me 14. Epërsia është thelluar edhe më shumë në periodën e dytë që do fitohej sërish nga Vllaznia 24 me 10 e po ashtu edhe në të tretën që mbyllet 27 me 14 gjithnjë në favor të saj. Vetëm në periodën e katërt, trajneri Bledar Gjeçaj ka aktivizuar të gjithë lojtarët e stolit dhe niveli bie disi, për rrjedhojë është Skënderbeu që e fiton atë 24 me 18 megjithatë krejt ndeshja është mbyllur me fitoren e ekipit shkodran me 29 pikë epërsi, pra me rezultatin e përgjithshëm 91 me 62.


Me fitoren e sotme, ekipi I Vllaznisë ka konsoliduar pozitat e tij në renditje duke u rikonfimuar çdo ditë e më tepër si një nga ekipet pretendente për titullin kampion këtë sezon. Prania e katër basktbollistëve të huaj në rradhët e saj, e ka rritur shumë forcën e Vllaznisë e cila kërkon kësisoj që këët investim të bërë, ta shndërrojë në sukses në fund të sezonit.
www.shkodrasport.com