Vllaznia përveç ndeshjes së sotme ndaj Skënderbeut, të vlefshme për kampionatin kombëtar të basketbollit për meshkuj, ka zhvilluar mbrëmë edhe një ndeshje miqësore në Ulqin. Në fakt duket disi e pakuptimtë zhvillimi i dy ndeshjeve brenda pak orëve por stafi drejtues shkodran duke e konsideruar disi të lehtë takimin e sotëm, nuk mund t’i thoshte “jo” zhvillimit të një miqësoreje ndaj eipit të Pejës. Ky i fundit udhëheq kampionatin kosovar dhe që ka në përbërje të tij edhe basketbollistë amerikanë të shumëpaguar. Diferencat mes dy ekipeve deri kohët e fundit kanë qenë shumë të mëdha për shkak të elementit më cilësor që kishin kosovarët por nga ana tjetër edhe Vllaznia nuk ka mbetur pas kohët e fundit me katër blerjet e bëra. Për rrjedhojë Vllaznia ka fituar 79- 78 duke qenë kësisoj e para fitore e ekipeve shqiptare ndaj atyre të Kosovës gjithë këto vitet e fundit. Ajo ka qenë thjesht një ndeshje miqësore megjithatë i ka vlejtur shumë trajnerit Gjeçaj për të parë ekipin e tij në një përballje të tillë ndaj një kundërshtari shumë të fortë.

www.shkodrasport.com