Tek Vllaznia jane gati per sfiden finale te kampionatit, ate ndaj Bylisit qe do te luhet diten e enjte ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit.

Vete klubi shkodran permes faqes zyrtare te tij ka bere te ditur se po behen pergatitjet e fundit per kete sfide ne menyre qe ky trofe te fitohet nga ana e kuqebluve. Ja çfare shkruhet ne te:

“Tashmë gjithçka është vendosur: Finalja e kategorisë së parë, ajo në mes Vllaznisë dhe Bylisit, do të luhet ditën e enjte në orën 16.00 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Padyshim që ekipi kuqeblu ka kohë që e pret këtë finale dhe dëshiron që të fitojë këtë trofe dhe stafi teknik me skuadrën po bën përgatitjet e fundit për ta kurorëzuar me sukses këtë sezon.

Ndërkohë po shikohet mundësia që të rikuperohet edhe ndonjë nga futbollistët që kanë patur probleme me dëmtimet në mënyrë që kontigjenti i futbollistëve për këtë përballje të jetë sa më i plotë. Vllaznia e ka siguruar tashmë ngjitjen në Kategorinë Superiore për sezonin e ardhshëm megjithatë dëshiron të fitojë edhe kupën e vënë nga FSHF për ekipin kampion të kësaj kategorie dhe besojmë se do ia dalim”.