Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja ka publikuar listën me 24 lojtarët që do të ketë në dispozicion për dy ndeshjet e UEFA Nations League, me Izraelin në transfertë më 24 shtator dhe me Islandën në “Air Albania” më 27 shtator. Probleme në repartin e mbrojtjes ku do të mungojnë Gjimshiti apo Kumbulla për shkak dëmtimi.

Gjithashtu, edhe në repartin e avancuar Rey Manaj e Odise Roshi nuk janë të gatshëm. Rikthehen Arlind Ajeti e Albi Doka. Nga e hëna, skuadra do të vijojë përgatitjet në kompleksin Tropikal në Durrës.

Pas 5 ditësh përgatitjet do të niset për në Izrael, ku të shtunën, datë 24 shtator, në mbrëmje do të përballet me vendasit në një nga ndeshjet më të rëndësishme të grupit me ndeshen që luhet në stadiumin “Bloomfield” të Tel Avivit.

Sakaq, më datë 27 shtator, Shqipëria do të presë Islandën në stadiumin “Air Albania” për duelin e fundit të grupit, që starton në ora 20:45.

Nesër(e shtunë) trajneri Edoardo Reja do të jetë në një konferencë për shtyp para gazetarëve për të folur në lidhje me listën e lojtarëve dhe objektivat në këto dy ndeshje.