Gjermania ka vendosur të marrë masa të rrepta siguria gjatë ditëve të finaleve të Euro 2024. Autoritetet gjermane kanë vendosur të kryejnë kontrolle të rrepta sigurie në të gjithë zonën kufitare të shtetit, për të parandaluar çdo akt terrorist.
Gjermania do të marrë masa të rrepta sigurie në ditët finaleve të kampionatit evropian të futbollit që do të zhvillohen kësaj vere. Konkretisht do të ketë kontrolle në të gjithë zon]n kufitare të saj. Kështu u shprehën Ministrja e Brendshme Nancy Feser dhe Kancelari gjerman Olaf Scholz. Faeser dhe Scholz thonë se këto kontrolle do t’i mbajnë të sigurtë të gjithë të pranishmit nëpër qytetet e Gjermanisë, gjatë ditëve të evropianit.
“Ne do të kryejmë kontrolle në të gjithë kufijtë e Gjermanisë gjatë turneut evropian të futbollit në mënyrë që të parandalojmë autorët e mundshëm të dhunës dhe terrorit që të hyjnë në vend”.
“Kjo është e nevojshme për të siguruar mbrojtjen më të mirë të mundshme për këtë ngjarje madhore ndërkombëtare. Siguria është një prioritet i yni dhe këto kontrolle nuk janë të pazakonta pasi janë një ‘instrument i provuar’ më parë”.
Faeser tha se kontrolli kufitar do të fokusohet në kërcënimin e terrorizmit islamik, ekstremistëve, huliganëve dhe kriminelëve të tjerë të dhunshëm. Masat do të përfshijnë gjithashtu sigurinë e rrjetit kundër sulmeve kibernetike. Ajo shpjegoi se kërcënimi i terrorit islamik është i lartë. Gjermania, megjithatë, nuk lëshon nivele alarmi terrori siç bëjnë vendet e tjera.