Vllaznia dhe Laçi do të ndeshen me njëra-tjetrën në finalen e Kupës së Shqipërisë, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë që këtë sezon ta mbyllin me këtë trofe.
Shkodranët kërkojnë përveç Kupës dhe Europën. Një fitore e mundshme do ta dërgonte Vllazninë jo vetëm në Eurpoë, por madje dhe në turin e dytë të Ligës së Konferencës.
E njëjta gjë vlen dhe për kurbinasit. Ata e kanë siguruar prej kohësh pjesëmarrjen në Europë, por Laçi do të mendojë dhe për fitimin e majmë që vjen nga triumfi i mundshëm.
FORMACIONET ZYRTARE:
VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Krymi, Latifi, Jonuzi, Heriç, Bulatoviç, Hakaj, Aralica, Viktor Da Silva.
Trajner: Mirel Josa
LAÇI: Dajsinani, Roganoviç, Shehu, Guindo, Malota, Mazrekaj, Adeleke, Deliu, Velija, Ziko, Viktor.
Trajner: Shpëtim Duro