Sektori i ekipeve kombetare prane Federates Shqiptare te Futbollit ka vendosur qe sot te zhvilloje ne Kamez seleksionimin e lojtareve te kombetares U20.

Nje gje e tille behet e ditur nga faqja e Akademise Vllaznia e cila i ka bere jehone fteses se ardhur per kater prej lojtareve te saj. Behet fjale per futbolliste te cilet po spikasin vertete ne kampionatin e 19 vjeçareve sivjet, duke filluar nga portieri Kaçaj, mbrojtesit Paloka e Smajli si dhe sulmuesi Nikaj.

Ja çfare shkruhet ne faqen e Akademise Vllaznia:

KATëR FUTBOLLISTË TË AKADEMISË VLLAZNIA NË SELEKSIONIMET E KOMBËTARES U20

Ditën e sotme në Kamëz, Sektori i ekipeve kombëtare do të zhvillojë një seleksionim me futbollistëve të ekipeve të ndryshme për të përzgjedhur lojtarët më të mirë që më pas do të formojnë kombëtaren U20.

Nga Akademia jonë janë ftuar për të qenë pjesë e këtij seleksionimi futbollistët Leondard Kaçaj, Klejdi Paloka, Geralb Smajli dhe Ardit Nikaj.

Akademia Vllaznia iu uron suksese këtyre futbollistëve dhe një përfaqësim sa më dinjitoz të fanellës kuqezi!