Pas fjalëve të Robert Levandovskit, i cili në fakt i ka dhënë lamtumirën Bajernit të Mynihut, klubi bavarez vrapon menjëherë për t’u mbrojtur dhe ndër emrat në krye të listës është ai i Romelu Lukakut që është gjithmonë dhe më shumë jashtë klubit të Çelsit.

Sipas asaj që shkruan “Tutto mercato web”, gjermanët po mendojnë për një periudhë trevjeçare për belgun, megjithëse Interi mbetet në dritare për rikthimin e tij në skuadër. Për sa u përket kushteve financiare, Bajerni është para Interit pasi mund t’i ofrojë Lukakut një rrogë që shkon gati 12 milionë euro në sezon.

Ndërkohë që italianët nuk mund t’i japin belgut më shumë se 7-8 milionë euro. Gjithsesi, dëshira e lojtarit është që të rikthehet te nënkampionët e Italisë me të cilët fitoi titullin në vitin e kaluar nën drejtimin e Antonio Kontes që gjithashtu u largua nga Milano për të nisur një aventurë të re në Angli me Totenhemin.

Bajerni e mendon seriozisht Lukakun dhe pse ka si objektiv dhe Sadio Manenë. Senegalezi nuk do të lihej jashtë edhe nëse vinte gjiganti belg.

Transferimi i sulmuesit duket se po bëhet gjithnjë e më konkret, në fillim shumëkush mendoi për një thashethem merkatoje, por CEO, Oliver Kahn, dhe drejtori sportiv, Hasan Salihamixhiç, po punojnë shumë për të sjellë Manenë në Mynih.

Mane u shpreh qartë për të ardhmen e tij përpara finales së Ligës së Kampionëve. Ndërkohë, fituesi i Kupës së Kombeve të Afrikës 2022 mund të mendojë.

MERKATO Merkatoja këtë verë do të jetë e nxehtë ashtu si dhe vetë stina. Të parët që hapin tregun do të jenë Premier Liga dhe Ligë 1.

Të dyja këto kampionate do të nisin më 10 qershor. Seria, La Liga dhe Bundesliga do të nisin merkaton më datë 1 korrik. Ndërkohë që afati i fundit për të bërë transferime do të jetë 1 shtator 2022. të fillojë një kapitull të ri.

Bëhet fjalë për paratë. “Sipas Sport1”, Mane aktualisht po fiton vetëm 12 milionë bruto në Liverpul dhe Bajerni mund ta bindë lehtësisht nëse i ofron atij 15 milionë euro në sezon. 30- vjeçari mund të luajë në nivele të larta edhe për disa sezone të tjera.

Tifozët e Bajernit nuk duhet të habiten nëse në sezonin e ri do ta shihnin atë në krah të Romelu Lukakut në “Allianz Arena” duke bërë që Levandovski të jetë vetëm një kujtim i bukur në Bavari.