Ish- futbollisti i Vllaznise dhe i kombetares shqiptare Rudi Vata, sot pasdite do te jete i pranishem ne “Air Albania” per te ndjekur finalen e kupes se Shqiperise Vllaznia- Laçi.

I ftuar nga drejtuesit kuqeblu, ish- kapiteni i kombetares ka pranuar te flase edhe per “Shkodra Sport” duke bere nje analize profesionale te shanseve te te dy ekipeve per te fituar.

Vata mendon se lojtare si Latifi duhet te tregojne vlerat e tyre me te mira ne kete ndeshje. Per me teper, lexoni intervisten e dhene per “SHKODRA SPORR”:

– Vata, cili eshte opinioni juaj per finalen Vllaznia- Laçi? A ka favorite kjo ndeshje?

“Finalja e kupës Vllaznia-Laci, për mendimin tim është një finale që për Vllazninë është e domosdoshme. I detyrohet Shkodrës, i detyrohet publikut shkodran dhe sigurisht për investimin e presidentit Xhaferri dhe minimalisht skuadra duhet të jetë në kupat e Europës. Laci është një skuadër me potencial.

Ka një trajner, i cili e njeh mirë mentalitetin e kampionatit shqiptar, e di se si arrihet suksesi. Laci luan pa presion, pa stres, sepse automatikisht është vetë pozicioni komod që ato kanë në kampionat. Vllaznia ka patur një fillim sezoni shumë të mirë. Mendoj se Vllaznia ka lojtarë më të mirë se ato të Lacit. Do të jetë një ndeshje tipike e zonës së veriut. ”

Si ahkodran qe jeni, besoni tek fitorja e Vllaznise ne kete perballje?

“Nuk ka rëndësi se cfarë besoj unë për finalen apo cfarë mendojnë tifozat. Rëndësi ka që lojtarët të kenë bësim dhe të jenë të përqëndruar maksimalisht që të arrijnë ta fitojnë kupën. Nëse futen në fushë me ndenjën e Vllaznisë së vërtetë, sigurisht që kupa do të fitohet. ”

– Cila duhet te jete pika me e forte e Vllaznise sot per te shkuar drejt suksesit?

“Pika më e fortë e Vllaznisë duhet të jetë skuadra. Lojtarët duhet të marrin përgjegjësi. Një lojtar si Latifi duhet medoemos ta udhëheqë Vllazninë me lidershipin e tij dhe të arrijnë në atë pozicion që Vllaznia meriton. Sigurisht që skuadra është e fortë kur lojtarët bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Duhet të ndizet ajo flaka brenda tyre. është një ndeshje që mund të zgjasë 120 minuta, mund të shkojë në penallti, por për aq kohë lojtarët duhet të jenë të gatshëm të japin maksimumin e tyre. ”

– A do ndikoje mbeshtetja e tifozeve te skuadra?

“Besoj që tifozëria do të jetë e flaktë. Lojtarët do të jenë të obliguar të japin maksimumin për tifozërinë e tyre. Forca e këtyre tifozave nuk meriton të shkojë dëm më kot dhe mos të vlerësohet. ”

– A mund te na jepni nje parashikim tuajin per kete ndeshje?

“Sigurisht që nuk arrij të bëj një parashikim ekzakt. është një ndeshje që për Vllazninë luhet gjithcka, luhet i gjithë sezoni. është një ndeshje që fitohet nëpërmjet detajeve, përkushtimit dhe inteligjencës. Parashikimi është i vështirë. Mund të themi se do të jetë një ndeshje e barabartë. Shpresoj që Vllaznia të lozë dhe të jetë efikase para portës.”

Intervistoi: Maringlen ZHIVANI