Sot, Europa Ligë zhvillon aktin e fundit çerekfinal me katër sfida interesante.
Në orën 18:45, Atalanta luan një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit ditën e sotme përballë Lajpcigut në çerekfinalen e dytë të Europa Ligës.
Skuadra e Gasperinit ka prezantuar listën e lojtarëve të grumbulluar me mbrojtësin shqiptar, Berat Gjimshiti.
Gjimshiti rikthehet kështu pas një dëmtimi të pësuar në shpatull në ndeshjen e parë çerekfinale ku u detyrua ta linte fushën e lojës.
Një rikthim ky shumë i rëndësishëm për skuadrën bergamaske.
Në orën 21:00 do të luhen tre sfida, me Barcelonën që do të presë në stadiumin “Camp Nou” ekipin e Frankfurtit, ku katalanasit duan gjysmëfinalen pas barazimit 1-1 në duelin e parë.