Kohë pandemie dhe pushimi nga aktivitetet por tek basketbolli punohet sërish. Të paktën këtë gjë po bëjnë arbitrat të cilët pasditen e sotme përmes programit “zoom” kanë zhvilluar një bisedë- seminar me dy përfaqësues të FIBA-s.

Bëhet fjalë për Ales Kamnikar dhe Manuel Mazzoni të cilët kanë zhvilluar një bisedë me të gjithë arbitrat e kampionatit kombëtar të basketbollit. Me te ka startuar sesioni i parë i “zoom clinics”, nderkohe qe arbitrat jane pershendetur nga Kamil Novak, Drejtor Ekzekutiv I FIBA EUROPE.

Pjesë e kësaj bisede online me dy përfaqësuesit e FIBA-s kanë qenë edhe katër arbitrat shkodranë dhe pikërisht Hans Trajer, Gajtis Bashi, Fatjon Malevi dhe Ersi Vokrri.

Padyshim që të tilla kontakte e shkëmbime eksperiencash do t’u vlejnë shumë arbitrave tanë të cilët kuptohet duhet të ecin me hapin e kohës, për të qenë në koferencë me ndryshimet e rregulloreve por edhe të të rejave të tjera që kanë të bëjnë me arbitrimin.
© shkodrasport.com