Kryeministri Edi Rama dy ditë më parë u bëri thirrje kompanive private që të rregullojnë deklarimet e pagave deri më 20 janar, ose përndryshe do të dënohen për evazion fiskal.

“Të gjitha ato kompani që japin paga fiktive të rregullojnë deklarimet. Në dijeninë time ka nisur apo do nisë një letër për tatimpaguesit me deklarime shqetësuese që rezultojnë në mospërputhje flagrante me kapacitetet e tyre, duke ju kërkuar të vetëdeklarohen deri në 20 janar. Dhe në rast mosvetërregullimi do ketë hetim të thelluar për evazion. Evazioni dënohet me burg”- shpreh numri 1 i Qeverise.

Kjo do te thote se nje paralajmerim i tille vlen edhe per klubet e futbollit qe jane biznes privat, por kjo gje duket paksa e habitshme. Partizani, nje nga ekipet e Superliges qe shpenzon me shume se shume klube te tjera prej vitesh, ben evazion te theksuar fiskal.

Dhe te mos harrojme se drejtor i pergjithshem i ketij klubit eshte vellai i vete kryeministrit, Olsi Rama. Ky klub por edhe shume te tjere, prej vitesh bejne evazion fiskal duke deklaruar rroga shume te vogla te futbollisteve dhe stafit teknik.

Çfare do te ndodhe tani? A do t’i paguaje taksat e rregullta Partizani dhe ekipet e tjera? Kete mbetet ta shohim por veshtire te ndodhe. Sepse ka 10 vite qe te gjithe keto klube, vazhdojne te vjedhin shtetin dhe t’i shmangen detyrimeve fiskale, nderkohe qe Vllaznia eshte i vetmi klub qe i ka deklaruara te sakta kontratat, por ka marre mbrapsht nje borxh prej 1 miliard lekesh qe i duhet ta paguaje sot njeriu qe e bleu ate!!! Madje, bashke edhe me kamatat sepse shteti nuk ia fali.

Dhe ky eshte nje absurd i madh. Partizani i vellait te kryeministrit rrogen me te madhe deklaroi pikerisht ate te tijen, me mbi 8 milione leke ne muaj, ndersa me pas vjen ajo e presidentit- administrator Gazmend Demi me 6 milione leke te vjetra.

Po sa i paguan futbollistet ky klub? Referuar publikimit te rrogave te janarit te ketij viti, rezulton se Jurgen Bardhi ka qenë lojtari më i paguar me letra të rregullta teksa në janarin e vitit të kaluar është paguar 360.000 lekë në muaj.

Martaneshe Demi paguhet si manaxhere me shumën 290.000 lekë në muaj, më pas vjen trajneri i portierëve Ilir Bozhiqi që është paguar 151.500 lekë si dhe trajneri Ilir Daja me të njëjtën shumë.

Për të vazhduar me ekonomisten e klubit Rigerta Zaçellari që është paguar 125.400 lekë. Lista vazhdon me portierin Livio Malaj sërish me të njëjtën rrogë, ndërsa Egzon Belica paguhej 125.000 lekë. Lista vazhdon me Rron Broja që është paguar 122.000 lekë e po kaq edhe Cardoso, ndërsa Stenio Junior është paguar 111.800 lekë.

Ndërkohë futbollisti aktual i Vllaznisë Esin Hakaj rezulton të jetë paguar vetëm 98.800 lekë në muaj, ndërsa Erald Çinari vetëm 87.500 lekë. Por ka edhe më keq. Theophilus Solomon rezulton ta ketë patur rrogën e deklaruar vetëm 30.000 lekë. Vertete te jene rrogat reale ne keto shifrat? Sigurisht qe jo dhe kjo do te thote se ky klub ben evazion prej vitesh dhe me siguri qe do te vazhdoje ta beje./SHKODRA-SPORT.COM/