Ka kryesuar listën e shënuesve tërë sezonit, por e ka humbur sot, pasi e ka fituar Dejvi Bregu që e ktheu në tabelë qitje portën e Apolonisë, e madje Kukësi nuk e ka përfshirë në listën e lojtarëve të ndeshjes me Kastriotin.

Me një status në profiolin e tij, Patrik Frajdej Eze që do të vijojë karrierën në Katar, akuzon skuadrën e Kukësit që i ka mohuar “Këpucën e Artë”.

Në një postim në profiling e tij, Eze shkruan: “Jam shumë i zhgënjyer me atë që më ka bërë Kukësi pas gjithë sakrificave dhe shërbimeve që i kam ofruar. Jam golashënuesi më i mirë i Superligës, por nuk jam përfshirë në listën e takimit të fundit të sezonit. Ndihem i privuar nga Këpuca e Artë, por gjithësesi jam krenar me atë që kam arritur deri tani dhe po e le këtë klub me kokën lart. Nuk mund ta thyesh një njeri që e merr forcën nga Zoti”, shkruan Eze.

Situata te Kukësi nuk ka qenë aspak e mirë në ditët e fundit, e madje ka akuza për mosmarrje të pagave për një periudhë 4-mujore…