Me besimin se mund t’ia dilnin te fitonin brenda ne Vlore jane nisur mesidten e sotme nga Shkodra futbollistet e Vllaznise dhe ne fakt ia kane dale. Ne kryendeshjen e kampionatit, kuqeblute e trajnerit Bujar Celufaj kane fituar me rezultatin 4-3 ndaj Flamurtarit.

Ky i fundit luante ne shtepine e tij dhe vinte ne kete perballje me “luksin” e te qenurit kryesues i renditjes, por ne fushe ka treguar se nuk mund te rivalizoje me shkodranet.

Vllaznia ka bere nje ndeshje perfekte dhe ne fund ia ka dale te triumfoje me shifrat 4-3, duke marre “hak” per humbjen ne fazen e pare ne Shkoder. Pjesa e pare eshte mbyllur me rezultatin 1-0 ne favor te Flamurtarit. Ne pjesen e dyte kuqeblute kane reaguar dhe protagonist kryesor ka qene futbollisti Fation Kiri qe ka shenuar 3 gola ndersa nje tjeter eshte shenuar nga Brilant Hasaj.

Ne kete menyre, tashme te dy ekipet jane me pike te barabarta ne renditje, nga 21 secila. Kjo padyshim e ben edhe me te bukur garen per titullin kampion sepse aty eshte edhe Tirana. Keto tre ekipe pritet te rivalizojne fort me njeri- tjetrin deri ne fund dhe Vllaznia po tregon se do te jete shume dinjitoze ne kete gare./SHKODRA-SPORT.COM/