Vllaznia mori një fitore të rëndësishme 1-2 ndaj Flamurtarit në transfertë në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Shkodranët janë me një këmbë në fazën tjetër edhe pse çdo gjë do të vendoset në sfidën e kthimit në Shkodër.
Në fund të ndeshjes një nga lojtarët më të mirë në fushë ishte Abdurraman Fangaj i cili për “Gol pas Goli” u shpreh:
“Është një pritje e gjatë, prej një viti e gjysmë. Është e vështirë, por me punë dhe me besim, besoj se nuk është aq e vështirë”.
Ndeshja? “Nuk e kishim marrë të lehtë, por e kishim marrë shumë seriozisht duke qenë se Flamutari është një skuadër e fortë”.
Kupa dhe kampionati? “Luftojmë për të dyja frontet pasi jemi kampionët në fuqi të Kupës.
Konkurrenca? “Ka qenë e vështirë, por me ndeshjet e Kupës, mendoj se mund të kem edhe unë minutat e mia. Shpresoj të gjendet zgjidhja pasi edhe Gurishta është duke bërë një sezon shumë të mirë”, u shpreh Fangaj.