Pas Kupes se Shqiperise te fituar ne fund te majit te ketij viti me Vllaznine, Ardit Krymi arrin nje tjeter sukses ne karrieren e tij sportive teksa pasditen e sotme eshte shpallur kampion i Bjellorusise me ekipin e tij te ri Shakhtyor Soligorsk.

Ky i fundit ka arritur te fitoje me rezultatin 4-1 sfiden permbyllese te kampionatit ndaj ekipit Belshina dhe si rrjedhoje e ka ruajtur vendin e pare ne renditje duke siguruar keshtu titullin kampion.

26 vjeçari shkodran nderkohe ne ndeshjen e sotme ka qene titullar ne formacion duke dhene kontributin e tij ne kete sukses te rradhes dhe titullin kampion te Shakhtyor dhe padyshim qe kjo e ka plotesuar edhe me shume cv-ne e tij.

Por ajo qe te ben pershtypje eshte se emri i Ardit Krymit eshte harruar nga stafi i ekipit kombetar dhe per kete arsye, ne adrese te tij nuk ka asnje ftese edhe per ndeshjet miqesore te rradhes.

Megjithate ai do te vazhdoje te beje punen e tij ashtu siç e ka bere gjithmone te Vllaznia dhe tani tek Shakhtyor duke dhene maksimumin ne fushe dhe duke u bere nje lojtar i pelqyer nga te gjithe. Dhe pas dy Kupave te fituara me Vllaznine, tashme ai provon edhe ndjesin e te shpallurit kampion me ekipin e Shakhtytor ne kampionatin bjellorus te futbollit./SHKODRA-SPORT.COM/