Tirana dhe Vllaznia luajnë njëndeshje që mund të peshojëshumë për fatet e skuadrave, jo në këtë moment, por sigurisht për vazhdimësinë e kampionatit. Sido që të shkojërezultati në sfidën e së dielës në “Selman Stërmasi” (në kalendar në fakt është VllazniaTirana, por klubet ndryshuanfushat), nuk do të vendoset asgjë për pozicionet aktualetë skuadrave.

Mirëpo, Tiranaqë ka tri pikë më shumë dhekryeson, me një fitore ndaj Vllaznisë, jo vetëm i jep luksinvetes të jetë e qetë parapauzës së kampionatit, por merr një garanci të madhe nërrugën drejt mbrojtjes së titullit, edhe pse ka pranë Partizanin.

Nga ana tjetër, shkodranët vijnë në klasike me njëmoral të lartë, jo thjesht për faktin se kanë mundur nëfazën e parë Tiranën me shifrat 1-2 në stadiumin ku dotë luhet edhe të dielën, por sepse bënë një ndeshje tëmirë në Kukës dhe tashmëjanë forca e tretë e kampionatit.

Me tri pikë më pak, skuadra e Mirel Josës kashansin të kapë në renditjebardheblutë nëse përsërit rezultatin e fazës së parë. Kjodo t’u jepte një bonus tëmadh në ndeshjet direkte, për më tepër që në fazën e tretëdhe të katërt e presin Tiranënnë Shkodër pas ndryshimit tëkalendarit.

Kjo klasike ështëmbi të gjitha edhe si një provëforce për momentin që pokalojnë skuadrat, pasi me atëqë kanë treguar deri më tani, pritet jenë pretendente për titullin deri në fund.