Terbuni ka marre nje fitore me shume vlera ne transferte, teksa mposhti ne shtepine e saj Lushnjen me rezultatin minimal 0-1.

Golin vendimtar e realizoi ish-sulmuesi i Vllaznise, Vilfor Hysa ne minuten e 28-te te pjeses se pare, teksa ishte goli i tij qe i dha tre pike mjaft te vlefshme Terbunit.

Pjesa e pare u mbyll me kete rezultat, ndersa edhe fraksioni i dyte nuk prodhoi ndryshime te tjera te shifrave te takimit, duke bere qe e gjithe ndeshja te mbyllej me fitoren minimale te Terbunit, 0-1. Ne kete perballje ndaj Lushnjes, trajneri Alert Alçani aktivizoi edhe kater futbolliste shkodrane, siç ishin Samet Ruqi, Ardit Hoxhaj, Rudolf Popaj dhe Alsid Tafili.

Tashme, pas kesaj fitoreje, pukjanet ngjiten ne vendin e katert me 15-pike, teksa ndeshjen e rradhes do ta luaje ndaj Luzit ne shtepi, pas pauzes se kampionatit per shkak te Boterorit te Katarit. /Maringlen ZHIVANI/

Lushnja-Terbuni 0-1

Goli per Terbunin: Hysa 28′

Formacioni i Terbunit (4-2-3-1): Vata, Ruqi, Peqini, Hoxhaj, Metani, Tafili, Popaj, Filipi, Mezini, Hysa, Krasniqi (u aktivizuan: Saliaj, Mbaba, Xhabrahimi, Kaso) Tr: Alert Alçani