Pas Franko Burrajt, nje tjeter atlet shkodran arrin nje rezultat te larte. Heldi Valikaj pasditen e sotme eshte shpallur nenkampion Ballkani per te rinjte ne garen e kercimit trehapesh.

Ka ndodhur keshtu ne Kampionatin Ballkanik per moshen U18 qe po zhvillohet ne Stamboll te Turqise. 17 vjeçari shkodran ka bere nje paraqitje shume te mire ne kete gare duke kercyer 14.45 metra ndonese me eren kunder dhe me kete rezultat eshte renditur i dyti.

Ne te parin eshte renditur nje atlet serb qe ne momentin e kercimit e ka patur eren ne favor. Paravaresisht ketij faktori, duhet thene se medalja e argjendte e arritur nga sportisti i Vllaznise dhe i kombetares shqiptare eshte padiskutim nje rezultat i larte dhe qe meriton vemendje.

Ky sukses eshte frut i punes se bere prej vitesh nga vete ai nen drejtimin e trajnerit Fatjon Serhati dhe tashme kjo dyshe po merre frutet e veta. Kujtojme se pas pak ditesh, Velikaj do te marre pjese edhe ne Festivalin Olimpik Rinor qe do te zhvillohet ne Baku te Azerbajxhanit ku serish do te synoje nje rezultat te larte.

Me poshte nderkohe mund te ndiqni videon e kercimit te sotme ne Ballkaniade ku dhe mori vendin e dyte dhe medaljen e argjendte:

FSGV9200