Skuadra e Atletik Klub Shkodra U-13 është ngjitur në kampionatin e Superiores së kësaj grupmoshe.

13-vjeçarët shkodranë e siguruan këtë fitore falë penalltive, aty ku triumfuan me rezultatin 4-5, teksa në kohë të rregullt dhe në shtesë, ndeshja përfundoi 2-2 ndaj skuadrës së Akademisë “Triumph”, në sfidën e luajtur në Kamëz.

Me këtë fitore, Atletik Klub Shkodra ngjitet në Kategorinë Superiore U-13 sezonin e ardhshëm. Interesant eshte fakti se ne sezonin e ri do te kemi tre ekipe te Shkodres ne kete kampionat e pikerisht Vllaznia, KF Shkodra dhe Atletik.

Ky i fundit qe drejtohet nga trajneri Eder Zmijani, pritet të jetë një ndër skuadrat që premtojnë për të ardhmen e futbollit shkodran, teksa në gjirin e vet ky ekip, ka futbollistë tepër cilësorë.

Maringlen ZHIVANI