Basania U15 arrin nje nga objektivat madhore te saj. Ajo ka siguruar te drejten per t’u ngjitur ne Kategorine Superiore sezonin e ardhshem, perkrah Vllaznise dhe ekipeve te tjera.
Verdikti ne fakt nuk erdhi krejt nga fusha e lojes, por nga vendimet e marra sot nga Komisioni i Disiplines prane Federates Shqiptare te Futbollit. Ne mbledhjen e tij te sotme ai vendosi:
1. Kf Beslidhja U 15, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin e Moshave U-15 Play off, kundër U15-FC Basania, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
2. Akademia Z U 15, për aktivizimin e lojtarëve që nuk kishin të drejtë të luanin në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin e Moshave U-15 Play off, kundër U15-FC Basania, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
Ndaj ketyre dy ekipeve, Basania kishte fituar respektivisht 2-0 ndaj Beselidhjes dhe ndaj Akademise Zeri ishte ndare ne barazim 1-1. Kjo e fundit fale golaverazhit me te mire se Basania zuri vendin e pare ne fazen play-off dhe siguroi te drejten per ngjitjen ne Kategorine Superiore.
Por ne fakt, drejtuesit e Akademise me te re te krijuar ne Veriun e Shqiperise, pikerisht ne Bashkine Vau Dejes, kishin konstatuar shume parregullsi tek te dy ekipet kundershtare. Beselidhja kishte aktivizuar nje lojtar qe nuk lejohej te luante me te, por me i rende ka qene veprimi i drejtuesve te Akademise Zeri qe kishin aktivizuar plot 5 lojtare qe gjate kampionatit kane luajtur me Akademine Dinamo!!!
Keto parregullsi te konstatuara, jane dokumentuar nga ana e presidentit te Basanias Ermir Shimaj dhe drejtori te Akademise Ditmar Jubica, te cilet permes nje relacioni, te shoqeruar edhe me foto e video, i kane argumentuar Komisionit te Disiplines, parregullsite.
Te gjendur para ketyre fakteve, anetaret e tij ne mbledhjen e sotme, kane dhene vendimet e duhura, ne baze te te cilave tashme Basania FC U15 klasifikohet e para dhe ngjitet ne kategorine Superiore.
Nje sukses mese i merituar i djemve te ketij ekipi si dhe i trajnerit Donaldo Lari qe pas suksesit te pare, shpalljes kampion ne Zonen e Shkodres, tashme siguron edhe hapin e rendesishem, ngjitjen ne Kategorine Superiore. Jo keq per nje Akademi e cila ka vetem nje vit qe eshte krijuar./SHKODRA-SPORT.COM/