Boksieri shkodran Kristian Jubani arrin nje rezultat te shkelqyer duke fituar edhe ndeshjen e dyte ne Kampionatin Europian te 14 vjeçareve qe po zhvillohet ne Slloveni dhe si rrjedhoje eshte kualifikuar per ne gjysmefinale te ketij kompeticioni te rendesishem duke siguruar ne kete menyre edhe zonen e medaljeve.

Diten e sotme boksieri shkodran qe jeton ne Irlande, ka arritur te fitoje ndaj boksierit sllovak Marcus Martinik dhe si rrjedhoje ka arritur te shkoje ne gjysmefinale duke arritur kesisoj nje sukses te madh.

Ne turin e pare ai kishte fituar me rezultatin e paster 5-0 ndaj malazezit Nikola Rajçeviç, duke treguar nje dominim absolut ne te gjitha drejtimet ndaj ketij kundershtari.

Ne kete menyre, Kristian Jubani arrin suksesin me te madh te boksit shqiptar me kete grupmoshe duke siguruar te paren medalje ne historine e tij. Megjithate ai nuk e ka nder mend te ndalet ketu sepse nuk eshte i kenaqur me medaljen e bronzte qe ka siguruar deri tani.

Djaloshi i lindur dhe i rritur ne Irlande (nipi i ish- shahistit te njohur Çesk Jubani), ka patur shume deshire ta perfaqesoje Shqiperine ne kete eveniment te rendesishem dhe si rrjedhoje ka ardhur menjehere suksesi, por ai eshte i bindur se mundet te beje me shume sepse do te synoje edhe medaljen e argjendte ose te arte per peshen -40 kg ne kete Kampionat Europian.
Gjergj KOLA