
Odisea mes basketbollistit të Vllaznisë Herion Faslija dhe drejtuesve të “Sport Klub Vllaznia” tashmë ka marrë fund. Shkodrani më në fund ka paguar gjobën prej 1.5 milionë lekësh të vjetra për të qenë një basketbollit i lirë. Deri tani Faslija ishte nën kontratë me kuqeblutë e basketbollit por pak kohë më parë atij, akoma pa filluar kampionati, i erdhi një ofrtë nga “Kamza Basket”. Oferta iu bë pasi kishte firmosur për Vllazninë. Kur kërkoi largimin drejtuesit e shumësportëshit nuk i dhanë “ok-in” për të ikur nga Shkodra pa derdhur në Klub gjobën e parashikuar për prishjen e njëanshme të kontratës. Këtu Faslija kundërshtoi duke pretenduar se kontrata e tij me “Sport Klub Vllaznia” është e parregullt. Në fakt ajo kontratë lë shumë dyshime dhe duket si e pavlefshme sepse ka disa korigjime brenda sajdhe pasaktësi e ngatërresa deri në firmosjen nga dy persona. E pavarësisht të gjitha përpjekjeve e diskutimeve, debateve apo çdo gjë tjetër Faslinë nuk e lejuan të largohej pa paguar gjobën. I gjendur në një situatë të tillë dhe me dëshirën e plotë për tu larguar nga Vllaznia, vjen ky moment që basketbollisti i nënshtrohet rregullit për prishjen e njënashme të kontratës, pavërësisht e rregullt apo jo, është i detyruar të veprojë në këtë mënyrë. Sapo ka derdhur paratë në emër të insticuionit të shumësportëshit në Shkodër, basketbollisti ka marrë leje-kalimin, dokument i cili e bën atë automatikisht një basketbollist të lirë. Në këtë mënyrë tashmë Faslija nuk do të ketë asnjë pengesë më dhe menjëherë nga Shkodra ka udhëtuar drejt Tiranës për të vijuar stërvitjen me “Kamza Basket”, aty ku ndodhet prej disa ditësh duke u përgatitur bashkë me ekipin për sezonin e ri të basketbollit që akoma nuk ka njohur një datë se kur mund të fillojë. Por çështja “Faslija” duket se nuk do të përfundojë kaq thjeshtë. Historia mes basketbollistit shkodran dhe “Sport Klub Vllaznia” mund të vazhdojë ende por tashmë jo mes bisedave telefonike, diskutimeve ballë për ballë apo debateve herë herë edhe me ngritje zëri. Ka gjasa që ky problem i zgjidhur tashmë praktikisht, por akoma jo moralisht për Faslinë, do të përfundojë në dyert e gjykatave. Mund të jetë vetë basketbollisti ai i cili duke patur në dorë atë kontratë që ai e pretendon të parregullt dhe ndoshta edhe ndonjë fakt tjetër që akoma s’e kemi mësuar, do të hapë një seancë gjyqësore në gjykatën e shkallës së parë të rrethit gjyqësor në Shkodër ku pala e paditur do të jetë pikërisht “Sport Klub Vllaznia”. Nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë Fasilja do të kërkojë një dëmshpërblim ekonomik për të gjitha peripecitë dhe vonesat e krijuara. Këtë do ta bëjë më shumë për një fitore morale dhe për t’i treguar se tashmë ka ardhur momenti që edhe “Sport Klub Vllaznia” të ketë kontrata të rregullta, të ligjshme jo vetëm me basketbollistët por me sportistët e të gjitha sporteve dhe të përpunuara nga juristë e jo nga zyrtarët e thjeshtë apo kujtdo që mund t’i vijë për mbarë nga zyrat e atij institucioni.
